Analiza

Twitter, nga fillimi deri tani

Feb 13 2011
0 Shpërndarje
Twitter, nga fillimi deri tani

“Kur një gjeni i vërtetë paraqitet në botë,” shkruan Jonathan Swift, “ju mund ta njihni atë nga kjo shenjë që njerëzit e marrë janë të gjithë në një federatë kundër tij.” Kështu ishte kur u paraqit Twitter, në korrik 2006. Ai ishte shërbim mikoblog që mundësoi që secili t’ia paraqes mendimet e veta botës, por me një kusht: që ata duhet të shprehen në jo më shumë se 140 karaktere.

Gjendja u bë më e vështirë, përpara se të bëhej më mirë. Kur mediat e zbuluan rrjetin Twitter, ai menjëherë filloi që të merrte një vend të duhur – duke u përqendruar në cicëruesit për ngjarjet e theksuara – dhe injorim i asaj se çfarë po ndodhte, duke filluar të merrte një përdorim të menqur nga kanalet e fuqishme komunikuese.

Ajo se çfarë e dallon rrjetin Twitter nga shërbimet e tjera shoqërore, p.sh. rrjeti Facebook, është mungesa e ndonjë përjashtimi reciprok. Nëse ju vendosi që të ndiqni cicërimet e dikujt, atëherë personi i ndjekur s’është i detyruar që të ju ndjek ju. Një cicërimë ka mundësinë që të replikohet dhe kështu që s’ka obligime të rënda.

Pas letrës elektronike dhe uebit, Twitter është shërbimi më i përdorshëm në internet. Kjo mund të jetë për shkak se ju mund të zgjedhni se kë dëshironi të ndiqni. Ju mund të zgjedhni që të shihni vetëm cicërimet e personave që ju i njihni, ose cicërimet e atyre që kanë mendime dhe bëjnë punë të vlefshme për ju. Twitter mund të jetë si një përmbledhje e ushqyesve me lajmet RSS.

Ideja që teknologjia e përfshirjes së porosive 140 karakaterëshe do të mund të bëhej një rrjet medial serioz për biseda duket të jetë absurde. Twitter është zhvilluar dhe përfshin një varg të gjërave për t’u shkëmbyer në mes të njerëzve. Përdoruesit mund të përgjigjen drejtpërdrejt në cicërime. Ata zakonisht do të bëjnë një “ricicërim” të cicërimës që ata e pëlqejnë dhe pajtohen me të.

Twitter ishte një nga rrugët me të cilën njerëzit u informuan për shumë lajme.

Ky rrjet mund të vërehet që ka përdorim edhe politik.
Kur WikiLekas humbi shërbimin e vet për DNS dhe papritmas uebshfletuesit nuk ishin në gjendje të gjenin URL-në, IP adresat e përkohshme qarkulluan si cicërime.

Dhe kur egjiptianët e panë që s’kanë qasje në internet, një shërbim i quajtur speak2tweet ua mundësoi atyre që të cicërojnë duke vendosur porosi me zë në numrat e telefonave ndërkombëtarë.

Kështu që, një gjë që filloi si shaka është bërë mjaft serioze./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>