Biznes

Twitter nuk bashkëpunon më me LinkedIn

Jul 2 2012
0 Shpërndarje
Twitter nuk bashkëpunon më me LinkedIn

Linkedin konfirmoi se Twitter nuk do t’i sinkronizojë më azhurnimet në këtë rrjet social biznesi.

Partneriteti mes këtyre dy rrjeteve filloi në vitin 2009, që u mundësonin përdoruesve të tyre shpërndarjen e bisedave profesionale në të dyja platformat, por duke filluar nga kjo javë ky shërbim më nuk do të ofrohet.

Përdoruesit e LinkedIn mund të shtojnë ende rifreskime në faqe dhe t’i shpërndajnë ato në Twitter, por nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë kur janë në Twitter. LinkedIn përmes një emaili njoftoi se përdoruesit e vet nuk mund të shpërndajnë postime nga Twitter në LinkedIn.

Sipas disa burimeve, arsyeja më e mundshme ndarjes së këtyre dy rrjeteve sociale është fitimi nga reklamat.

Gjatë vitit të kaluar, Twitter ka lëvizuar në theksimin e përmbajtjes së partnerëve dhe reklamave të sponzorizuara apo promovuara, kurse është e paqartë se si LinkedIn i shëndrronte në para këto lloj sponzorimesh.

Edhe pse Twitter dhe LinkedIn nuk konkurrojnë drejtpërdrejt me njëri- tjetrin (Twitter është shërbim mikroblog, kurse LinkedIn është rrjet social për profesionistët), Michael Sippey nga Twitter në një postim në blog deklaroi se kompania e tij është e fokusuar në “sigurimin e përvojës së konsumit bazë të Twitter përmes një grupi të qëndrueshëm të produkteve dhe mjeteve”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>