Lajmet

Twitter ofron opsionin e njoftimeve për gjendjet emergjente

Sep 27 2013
0 Shpërndarje
Twitter ofron opsionin e njoftimeve për gjendjet emergjente

Pas ofrimit të mundësisë për të ju dërguar njoftime për cicërimat që duhet të lexohen dhe përdoruesit që duhet të ndiqen, Twitter gjatë të mërkurës ndërmori një qasje më serioze sa i përket njoftimeve.

Tani mund të regjistroheni për të marrë njoftime nga llogaritë që i ndiqni. Jo çdo cicërimë do të dërgohet tek telefoni juaj, por vetëm ato që llogaria i shënon si njoftime.

Ju nuk duhet të keni aplikacion të Twitter-it për iOS ose Android për të marrë njoftime, por nëse po, ata do të ju dërgojnë njoftime. Nëse nuk i keni aplikacionet, ju do të merrni njoftime me SMS. Nëse jeni duke shkuar poshtë përgjatë rrjedhës me cicërima, cicërimat njoftuese do të shënjohen me një shirit të portokalltë.

Njoftimet nuk janë dizajnuar për përditësime të rëndësishme për jetën e përditshme nga shokët.

Twitter tha në një postim në blog gjatë të mërkurës që sistemi është i kufizuar për agjencitë për zbatim të ligjit dhe sigurisë publike; agjencive për menaxhim të emergjencave; autoritetet qeverisëse të qytetit dhe komunës dhe përfaqësuesit e tyre; agjencitë rajonale dhe të qarkut, organizatat shtetërore, federale dhe kombëtare.

Një listë e plotë e më tepër se 100 agjencive pjesëmarrëse është në dispozicion këtu. Organizatat duhet të regjistrohen në programin për njoftime të Twitter-it për të dërguar njoftime.

Për të mirë apo për të keq, njerëzit kthehen në rrjetin Twitter për të marrë lajme. Në kohën e stuhisë në Japoni, shumë njerëz atje e përdornin këtë rrjet shoqëror si mjet komunikimi. (PCWorld Albanian)

twitter_alerts

Lajmet e fundit>