Lajmet

Twitter paraqet opsionin për shkarkim të cicërimave

Dec 17 2012
0 Shpërndarje
Twitter paraqet opsionin për shkarkim të cicërimave

Twitter ka filluar të iu mundësojë përdoruesve që të shkarkojnë të gjitha cicërimat.

Disa përdorues janë duke raportuar se janë duke e parë një opsion për të “kërkuar arkviën tuaj” që duket në opsionet e tyre.

Përdoruesi Navjot Singh cicëroi pamjen e mëposhtme të opsionit që paraqitet në faqen e opsioneve të klientit për ueb të Twitter-it, ku përdoruesit mund të kërkojnë skedar që përmban çdo cicërimë që ata kanë bërë, duke filluar me të parin dhe do të ju dërgohet me e-mail një lidhje për skedarin sapo të jetë gati për shkarkim.

Një tjetër përdorues @Psilosophy është gjithashtu në gjendje të shohë këtë opsion.

Twitter pranoi gjatë shtatorit që ishte duke planifikuar të shtojë një opsion për shkarkim të të gjitha cicërimave në fund të vitit, gjatë shtatorit kur shefi ekzekutiv Dick Costolo ishte pyetur për të, në konferencën e Asociacionit Online të Lajmeve.

Costolo atëherë tha që ky opsion do të arrijë përpara fundit të vitit.

Ai përsëriti premtimin e bërë më parë, duke thënë që opsioni i shkarkimit do të mbërrinte për pak javë, megjithëse ai tha gjithashtu që varej nga inxhinierët e Twitter-it për ta sjell këtë opsion. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>