Lajmet

Twitter paraqet reklamat vetë-shërbyese jashtë SHBA-së

Nov 15 2013
0 Shpërndarje
Twitter paraqet reklamat vetë-shërbyese jashtë SHBA-së

RTROPTP_2_MACEDONIARrjeti social Twitter gjatë ditës së enjte ka konfirmuar se do të paraqes reklamat e vetë-shërbyera për bizneset e mesme dhe të vogla në tri shtete jashtë SHBA-ve, duke shënuar njërën nga veprimet e para për të zgjeruar përfitimet si një ndërmarrje e cila është listuar si publikuar.

Bizneset në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada do të jenë në gjendje që të blejnë reklama “të promovuara” që mund të shfaqen tek përdoruesit e shënjestruar në Twitter duke filluar nga kjo javë, tha ndërmarrja.

Twitter mbajti një ofertim të suksesshëm fillestar publik javën e kaluar që mori 1.8 miliardë dollarë. Çmimi i aksioneve të kësaj ndërmarrjeje që atëherë është rritur, duke treguar një kapitalizim të tregut të më tepër se 24 miliardë dollarëve.

Twitter, që kishte bërë 317 milionë dollarë në të hyra në vitin 2012, merr shumicën nga shitjet e veta përgjatë shitjes së pakove të reklamave drejtpërdrejt tek ndërmarrjet e mëdha dhe brendet ndërkombëtare si Verizon Communications ose Samsung Electronics.

Por analistët besojnë që kjo lëvizje e ka potencialin që të rris shitjet duke iu mundësuar bizneseve të vogla që të blejnë reklama të automatizuara pa ndihmën e shitësve nga ndërmarrja Twitter.

Për shembull, ndërmarrja Google u bë një shtëpi e fuqishme e reklamimit online duke automatizuar mundësitë e veta të blerjes së reklamave nga bizneset e vogla dhe të mesme. Twitter iu dha bizneseve amerikane qasje të hershme në programin e vetë-shërbimit më herët këtë vit.

Ndërmarrja ka paralajmëruar që synon që synon të lëshojë programin për mbarë botën. Sipas të dhënave nga Thomson Reuters, analistët presin që Twitter të bëjë më tepër se 1.1 miliardë dollarë të hyra gjatë vitit 2014. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>