Lajmet

Twitter për iOS dhe Android tani iu mundëson të kërkoni për fotografi, video dhe lajme

Nov 20 2013
0 Shpërndarje
Twitter për iOS dhe Android tani iu mundëson të kërkoni për fotografi, video dhe lajme

twitter1_1020_large_verge_medium_landscapeTwitter është duke shtuar veçori të reja të kërkimit në aplikacionin e vet për Android dhe iOS, duke e bërë më të lehtë zbulimin e llojit të përmbajtjes që po kërkoni.

Që të dy aplikacionet tani do të ofrojnë opsionin e kërkimit vetëm për fotografi, video ose lajme, ku më parë këto gjëra mund t’i bënit vetëm përgjatë emrave të përdoruesve ose përgjatë të gjitha cicërimave.

Kërkimi nëpër një mori të cicërimeve mund të jetë tani më i lehtë, varësisht se çfarë kërkoni, pasi do të jeni në gjendje të kërkoni përgjatë të gjitha cicërimave në përditësimin e ri, në vend se të shihni vetëm disa cicërima më të popullarizuara sikur që ishte deri tani.

Twitter ka vënë në qendër mediat në rrjetin e vet së fundi dhe përditësimi i fundit duhet ta bëjë gjetjen e përmbajtjes interesante më lehtë për përdoruesit e vet. Përditësimi është në dispozicion tani në Android dhe Twitter thotë që duhet të vijë së shpejti për iPhone dhe iPad. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>