Lajmet

Twitter për iPhone vjen me një profil të ri-dizajnuar me veçori të zgjeruara për iOS 8

Sep 19 2014
0 Shpërndarje
Twitter për iPhone vjen me një profil të ri-dizajnuar me veçori të zgjeruara për iOS 8

visualsean_scrolledup_275pxTwitter për iPhone ka pësuar një ndryshim gjatë ditës së enjte me një pamje të re të profilit që shfaq shumë hapësira të zbrazëta, shfaqje të zgjeruar të biografisë dhe veçori shtesë për iOS 8.

Për t’iu qasur cicërimave, fotografive dhe gjërave të parapëlqyera, përdoruesit mund të zgjedhin nga tabi për navigim që tani mbetet në pjesën e sipërme, kështu që nuk është e nevojshme të shkohet sërish sipër për të naviguar tek pjesët e tjera.

Aplikacioni është optimizuar edhe për iOS 8, duke mundësuar ndërveprimin e drejtpërdrejt me njoftimet që vijnë nga Twitter-i.

Përdoruesit më nuk kanë nevojë ta lëshojnë aplikacionin për të ricicëruar, parapëlqyer ose ndjekur cicërimat. Profili i ri në Twitter është lëshuar gjatë të enjtes dhe është në dispozicion për iOS 7 dhe iOS 8. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>