Vëzhgim

Twitter "përcjell" Facebook-un duke i fshehur cicërimet

Apr 22 2011
0 Shpërndarje
Twitter "përcjell" Facebook-un duke i fshehur cicërimet

Ndërmarrja është testuar një veçori të re që do të fshihte porositë e tepërta nga përdoruesit që dërgojnë shumë porosi private për një kohë të shkurtër – një mundësi e cila është tashmë në Facebook dhe e vendosur para një kohe të gjatë.

Mundësia “hide” është e gatshme vetëm për një përqindje të vogël të përdoruesve në Twitter dhe mbase mund të kalojnë muaj të tërë derisa të jetë e gatshme për çdokënd. Ndërmarrja nuk e ka formuar një orar për të treguar aktivizimin e plotë, por sa më parë që të ndodhë, aq më mirë do të jetë.

Sa herë përdoruesit në Twitter mund të kenë përjetuar një grusht të llogarive tepër aktive që mund të shkaktojnë zhurmë dhe të paraqesin lajmëruesin tuaj si të papërdorshëm. Dy mundësi të tanishme që të largohet kjo zhurmë është të mos përcillën më cicërimet e njerëzve të caktuar, duke ja bërë unfollow, ose të krijojnë një listë në Twitter për përdoruesit të cilët përditësojnë gjendjen e tyre më rrallë.

Ka mjaft rëndësi që Twitter do të mund të dëshironte të adresonte problemin e rritjes së tollovisë që mund të shkaktohet në furnizuesin me lajme. Dhe tani që e dimë se mundësia për fshehje është një realitet, mbase edhe nuk do të zgjas shumë derisa ndërmarrja të kopjojë ndonjë faqe tjetër nga Facebook duke ua mundësuar përdoruesve aftësinë për të bllokuar aplikacionet që punojnë në lidhje me Twitter./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>