Lajmet

Twitter përditëson aplikacionin për Windows Phone

Jul 9 2014
0 Shpërndarje
Twitter përditëson aplikacionin për Windows Phone

Twitter-remembers-Windows-Phone-updates-appKa pasur shumë hamendësime se Twitter e kishte harruar aplikacionin e saj për Windows Phone, por mesa duket jo. Rrjeti social kanë përditësuar aplikacionin për herë të parë që pas pesë muajve. Përditësimi është mjaft solid dhe sjell një numër veçorish të reja për aplikacionin.

Veçori më kryesore e këtij përditësimi është për imazhet. Duke filluar që tani në aplikacionin e Twitter për Windows Phone ju mund të shikoni imazhet e ndara direkt nga aplikacioni pa qenë nevoja të klikoni link të palëve të treta.

Ndërfaqja kryesore po ashtu është përditësuar me mundësinë për të bërë replikë dhe parapëlqyer postime që shikoni. Që të dyja janë përditësime të mira, por duhet të kishin ekzistuar kohë më parë. Veçoria e fundit është mundësia për të ngarkuar imazhe të shumëfishta në të njëjtën kohë. Ndërfaqja është përmirësuar me butonat në krye që janë më të mëdhenj të cilët tashmë rezultojnë edhe më të dobishëm.

Rregullat e Twitter ndaj aplikacioneve të rrjetit social nga palët e treta kanë qenë mjaft të ashpra ku edhe rezultoi në largimin e aplikacionit më të mirë për Windows Phone, Rowi. Kjo do të thotë se përdoruesit duhet të shpresojnë për më shumë përditësime zyrtare nga Twitter. Duhet të shpresojmë se përdoruesit nuk do të presin deri në shkurt 2015 për të parë një tjetër përditësim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>