Lajmet

Twitter përditëson aplikacionin TweetDeck për ueb dhe Chrome

Jun 6 2013
0 Shpërndarje
Twitter përditëson aplikacionin TweetDeck për ueb dhe Chrome

twitterNëse jeni përdorues të TweetDeck në ueb për të pasur qasje në llogarinë tuaj në Twitter herën e ardhshme që do ta përdorni (nëse nuk e keni bërë deri më tani ) do të vëreni një dizajn të ri.

Shiriti në pjesën e sipërme është zhvendosur në anën e majtë të ekranit ku i ofron të gjithë urdhrat që mund t’i përdorni në një përdorim të zakonshëm. Butoni i ri për cicërim paraqitet në pjesën e sipërme të shiritit me ikonën për të kërkuar drejtpërdrejt.

Ikonat për të gjitha kolonat e tanishme që i keni paraqiten më pas nën kërkim, kështu që ju me lehtësi mund të zhvendoseni nga njëra kolonë tek tjetra, veçanërisht nëse të gjitha kolonat e juaja nuk mund të përfshihen në ekran në të njëjtën kohë.

Ju mund të krijoni një kolonë të re duke klikuar butonin Add Column në shiritin anësor. Nga shiriti anësor ju madje mund të ndryshoni radhitjen e kolonave thjesht duke i lëvizur poshtë ose lartë pasi t’i keni kapur ikonat.

Mbajtja e miut sipër çdo ikone paraqet emrin e saj. Në një mënyrë tjetër, ju mund të klikoni në ikonën Expand në pjesën e poshtme të shiritit anësor për të paraqitur vetvetiu emrat. Shiriti anësor ofron po ashtu ikonat për listat e juaja në Twitter dhe opsionet për TweetDeck.

“Në mënyrë që të ofrojmë një numër të veçorive të reja dhe shpesh të kërkuara, ne kemi përditësuar pamjen e TweetDeck dhe po ashtu përmirësuam përdorimin e tij,” tha në një postim të bërë në blog gjatë ditës së mërkurë ndërmarrja. “Është një hap përpara për ta bërë TweetDeck-un që të ndjehet i freskët, e po ashtu edhe mundësimi i disa funksioneve të reja të shkëlqyera.”

Pamja e re paraqitet edhe në faqen në ueb të TweetDeck edhe në aplikacionin TweetDeck për Google Chrome. Por aplikacionet për desktop siç duket nuk e kanë marrë porosinë për ndryshimet. Versioni i fundit i TweetDeck për Windows ende paraqet ndërfaqen e vjetër. (PCWorld Albanian)

twitter chrome

Lajmet e fundit>