Lajmet

Twitter përditëson ndërfaqen e uebit me një kolonë të tretë për rekomandim të përmbajtjes

May 10 2014
0 Shpërndarje
Twitter përditëson ndërfaqen e uebit me një kolonë të tretë për rekomandim të përmbajtjes

BnJT83pIQAA2YYY-730x360Twitter ka lëshuar një përditësim që do ta shtojë një kolonë të tretë për përdoruesit që i qasen shërbimit nga një shfletues uebi. Ndërfaqja e re e lëviz seksionin “Who to follow” (“Kënd ta përcjell”) nga pjesa nën biografinë e profilit tuaj dhe Trends në seksionin djathtas – duke vendosur cicërimat tuaja dhe të personave që i ndiqni në qendër.

Shtimi i kolonës së tretë djathtas e mban ndërfaqen të përshtatur me ndërfaqen e re, me një pamje të rritur të rrjetit Twitter, që tani qendërzon cicërimat me informacione dytësore anash. Ata, për të cilët ende nuk ka arritur ndërfaqja e re e profilit, mund ta shohin një kolonë të tretë sikur pamja e treguar në fotografi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>