Biznes

Twitter përfiton më shumë në celularë sesa në ueb

Jun 8 2012
0 Shpërndarje
Twitter përfiton më shumë në celularë sesa në ueb

Twitter ka grumbulluar më shumë të dhëna nga reklamimet në platformën e vet për celularë, sesa në platformën nga uebfaqja, tha CEO i kësaj ndërmarrjeje, Dick Costolo, duke theksuar përparimin e Twitter-it në përfitimin nga reklamat e përdoruesve të smartfonëve dhe tabletëve që dita-ditës po rriten në mbarë botën.

Duke folur në një konferencë nga “The Economist Group” në San Francisko, Cosotolo bëri vlerësimet e tij në një kohë kur sfiduesi i vet, Facebook-u, është duke u ballafaquar me presion të madh për të përmirësuar funksionimin tek celularët.

Aksionet e Facebook-ut janë goditur që nga IPO-ja e vet në muajin maj, një ngjarje kjo e cila ishte mbuluar nga shqetësimet që rrjeti shoqëror – së pari i ndërtuar nga CEO Mark Zuckerberg në vitin 2004 si një uebfaqe për desktop – do të vazhdonte të ngecte në përfitime monetare nga përdoruesit e vet në celularë.

Por Twitter, që shihet në Silicon Valley si perspektiva më e rëndësishme e IPO-s që ndjek Facebook-u, ka ndërmarrë hapa që publikisht të largohet nga ndalesat e Facebookut.

“Ne jemi duke i ballafaquar gjërat në celular,” – tha Costolo kur u pyet për ndryshimin mes Facebook-ut dhe Twitter-it. “Ne kemi një platformë reklamimi që tashmë është e përshtatur për celularin, megjithëse e lëshuam në ueb dhe vetëm së fundi filluam të kemi reklama.”

Twitter, që tashmë ka rreth 140 milionë përdorues aktivë mujor, të cilët prodhojnë 400 milionë aktivizime në ditë, ka shtuar përpjekjet e veta që kur Costolo mori rolin e udhëheqësit në fund të vitit 2010. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>