Vëzhgim

Twitter përgatitet të bllokojë cicërima

Jan 27 2012
0 Shpërndarje
Twitter përgatitet të bllokojë cicërima

Më parë, nëse një qeveri diku në botë e kishte bërë ndonjë kërkesë të ligjshme për të bllokuar një cicërimë, Twitter duhej ta bllokonte atë cicërimë në mbarë në botë. “Duke filluar që sot, ne ia japim vetes mundësinë që në mënyrë reaguese të ndalojmë përmbajtje nga përdoruesit në një shtet të posaçëm – derisa e mbajmë atë të gatshme në tërë botë” thuhet në blogun e ndërmarrjes Twitter.

Kjo është ajo që do të shihet nëse një cicërimë ndalohet në një shtet të caktuar:

 

“Ne ende nuk e kemi përdorur këtë aftësi, por nëse dhe kur ne na kërkohet që ta ndalojmë një cicërimë në një shtet të veçantë, ne do të përpiqemi që t’ua bëjmë me dije përdoruesve, dhe ne atë qartësisht do ta shenjojmë kur përmbajtja do të jetë fshehur,” thuhet më tej.

Pyetja më e pritshme tani mund të jetë se çka do të bëjë Twitter kur ata që e duan lirinë, si ata që kanë marrë pjesë në pranverën arabe gjatë vitit të kaluar, cicërojnë mospajtueshmërinë ose e përdorin shërbimin për të organizuar ndonjë protestë.  A do të pajtohet Twitter nëse një qeveri diktatoriale dëshiron t’ua mbyllë gojën njerëzve të vet.

Qeveritë autoritare zakonisht e injorojnë rrjetin Twitter ose e ndalin tërë shërbimin, thotë ndërmarrja. Ata nuk kërkojnë që të kufizohen cicërime të posaçme. Kur Twitter e bllokon përmbajtjen, ky rrjeti do të postojë një lajm për veprimin e vet në Chilling Effects, që është ky një projekt i bashkuar për të drejtat online nga Fondacioni Kufijtë Elektronikë dhe shkollat ligjore në Harvard, Standford, Berkeley, Universiteti i San Francikos, Universiteti i Maines dhe Universiteti George Washington dhe Shkolla Universitare e Ligjit Santa Clara.

Faqja e tanishme Chilling Effects e rrjetit Twitter për momentin paraqet që ndërmarrja Twitter ka bllokuar një numër të cicërimave për shkak se ato përfshijnë shkelje të dyshuara të Digital Millenial Copyright Act (DMCA)./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>