Lajmet

Twitter përmirëson sigurinë

May 10 2014
0 Shpërndarje
Twitter përmirëson sigurinë

twitterstock.0_standard_640.0Rrjeti social Twitter ka ndryshuar mënyrën se si përdoruesit i qasen shërbimit të tij nëse kanë humbur ose harruar fjalëkalimet, e po ashtu ka paraqitur një sistem të ri që do të shikojë për qasjet e dyshimta në llogari. Gjatë të premtes, kompania tha që përdoruesit mund të shtojnë një numër telefoni dhe një adresë e-maili që do të ndryshohet kur të bëhen kërkesat për të ndryshuar fjalëkalimet.

Nëse e keni gabuar fjalëkalimin tuaj, ose nëse thjesht ju duhet një fjalëkalim i ri, ju mund ta filloni procesin nëpërmjet njërit nga ato opsione, nëpërmjet Twitter.com dhe aplikacioneve të këtij shërbimi për Android dhe iOS.

Përpjekja e re e sigurisë përcjell lokacionin, historinë e qasjes dhe llojin e pajisjeve që janë përdorur për të siguruar qasje në llogari. Nëse gjendet diçka e dyshimtë, kompania thotë që të do të paralajmërojë përdoruesit nëpërmjet e-mail-it të tyre të regjistruar.

Ndryshimet vijnë pothuajse një vit pasi Twitter e lëshoi metodën e verifikimit prej dy hapash, që shtonte një nivel shtesë të sigurisë përveç fjalëkalimeve. Përdoruesit që e përdorin atë, marrin një kod prej gjashtë shifrash i cili iu dërgohet në pajisjen e tyre të regjistruar mobile nëpërmjet SMS-it në mënyrë që të vazhdojnë qasjen e tyre në faqe.

Veçoria ishte kërkuar nga agjencitë e lajmeve, pasi shumë persona kishin arritur të futen në formë të paautorizuar në llogaritë e tyre, duke postuar porosi me përmbajtje të pakëndshme në llogaritë e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>