Lajmet

Twitter po bën të disponueshme ndërfaqen e re të profileve për të gjithë përdoruesit

May 29 2014
0 Shpërndarje
Twitter po bën të disponueshme ndërfaqen e re të profileve për të gjithë përdoruesit

twitter-logoRRjeti social Twitter ka njoftuar se po lëshon një dizajn të ri të ndërfaqes së profilit të përdoruesve në ueb për të gjithë përdoruesit. Nëse akoma keni mbetur në versionin e vjetër ju mund të keni versionin e ri shumë shpejt, mbase brenda ditës së sotme.

Ndërfaqja e re shfaq një imazh profili më të madh, një kryetitull më të editueshëm, theksimin e imazheve dhe videove që keni parë më së shumti, shfaqjen e cicërimave tuaja më të mira duke përzgjedhur në bazë të angazhimit të përdoruesve të tjerë dhe së fundi u lejon juve të fiksoni cicërimat në krye të profilit tuaj. Me pak fjalë, dizajni i ri i Twitter-it e bën të duket më tepër si një faqe kryesore e rrjetit social. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>