Lajmet

Twitter po konsideron zbatimin e autentikimit me dy faktorë

Feb 5 2013
0 Shpërndarje
Twitter po konsideron zbatimin e autentikimit me dy faktorë

twitterTwitter mund të fillojë autentikimin me dy faktorë në platformën e vet për të rritur sigurinë.

Sipas një kërkese për punësim të publikuar së pari tek Guardian, Twitter është duke kërkuar një inxhinier softueri në divizionin e sigurisë.

Njëra nga përgjegjësitë e inxhinierit të ri do të jetë “të dizenjojë dhe zhvillojë elementet e sigurisë për përdoruesit, si autentikimin shumëfaktorësh dhe zbulimin e përdoruesëve mashtrues.”

Në përshkrimin e detyrave thuhet gjithashtu që puna e inxhinierit të ri “do te ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë e qindra miliona përdoruesve të Twitter”.

Kompani te tjera gradualisht kanë futur autentikimin shumë-faktorësh në të kaluarën. Këtu përfshihen Google, Facebook, Yaho, shërbimet e uebit të Amazon, Dropbox, Battle.Net i Blizzardit dhe Steam i Valve. (PC World Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>