Analiza

Twitter po përballet me sfida në Japoni dhe Kore

Nov 4 2013
0 Shpërndarje
Twitter po përballet me sfida në Japoni dhe Kore

twitter-japanRrjeti social Twitter është duke u përballur me disa sfida serioze në Azinë e Mesme, ku i duhet të përballet me reklamuesit në Japoni dhe përdoruesit në Kore, sipas The Wall Street Journal.

Twitter ka një fuqi të madhe në Japoni, ku përdoret nga rreth 1/3 e popullsisë që ka qasje në internet, por shteti llogarit rreth 10 % të të ardhurave globale të tij dhe një ekzekutiv reklamash i tha WSJ se shumë firma japoneze nuk mendojnë se ja vlen të paguash për Twitter.

Një situatë tjetër problematike është në Kore. Të dhënat tregojnë se 60% e 7.2 milionë llogarive në Twitter kanë qenë inaktive për rreth 6 muaj, ndërkohë që aplikacioni i komunikimit Kakao Talk ka një përdorim më të gjerë.

Twitter po përdor taktika nga SHBA, duke u përpjekur të ndikojë dhe të bashkëpunojë me rrjetet televizive, për të zgjeruar veprimtarinë tij në të dyja shtetet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>