Lajmet

Twitter po rindërton butonin “Quote Tweet” me një funksionalitet shtesë

Apr 7 2015
0 Shpërndarje
Twitter po rindërton butonin “Quote Tweet” me një funksionalitet shtesë

twitterretweet-100577698-large

Twitter po rindërton butonin e “Cicërimave të cituara” (Quote Tweet), dhe falë këtij ndryshimi mund të ndryshojë edhe mënyra sesi përdorim rrjetin social.

Në vend të publikimit të citimit të vetë cicërimës, tani ky buton krijon hapësirë edhe për 116 karakter koment nga ana e përdoruesit. Ky funksionalitet është i disponueshëm që nga dita e sotme për të gjithë përdoruesit e një iPhone dhe një platforme desktop.

Përdoruesit ishin në gjëndje ta shfrytëzonin këtë hapësirë me 116 karatere edhe në më parë po që duhet bërë manualisht nuk kopjuar dhe ngjitur citimin tek cicërima.

Me shumë gjasa kjo praktikë do të humbasë tashmë ngaqë Twitter po ofron një alternative më të thjeshtë. Ishte vetë rrjeti social që konfirmoi se ky funksionalitet ishte i disponueshëm në iOS dhe Ueb.

Edhe ky ndryshim duket I vogël, mund të rezultojë me një impakt të lartë në formën e bashkëbisedimeve në rrjetin social. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>