Analiza

Twitter po studion disa mënyra për t’u futur në tregun kinez

May 29 2014
0 Shpërndarje
Twitter po studion disa mënyra për t’u futur në tregun kinez

Ryan Seacrest, Seacrest Global Group, Dick Costolo, TwitterShefi ekzekutiv i Twitter-it, Dick Costolo nuk pret që shërbimi i kompanisë së tij të zhbllokohet së shpejti në Kinë. Por gjatë të mërkurës ai pranoi në inaugurimin e Konferencës Code që Twitter është duke punuar për ta kuptuar se çfarë lloj shërbimi duhet të lëshojë atje për të pasur mundësi të futet në treg. Costolo tha që Twitter është në “fazat shumë fillestare të bisedave rreth asaj se si do të dukej ose do të perceptohej”. Ai nuk ofroi ndonjë hollësi shtesë.

Twitter është bllokuar në Kinë para gjashtë viteve, por Costolo gjatë muajit mars e vizitoi këtë vend, të cilën vizitë kompania e përshkroi si një udhëtim për “të mësuar më tepër rreth kulturës kineze dhe sektorit të lulëzuar të teknologjisë në këtë shtet”.

Në sesionin gjatë të mërkurës, Costolo shpjegoi që vizita po ashtu i dha mundësi atij që të bisedojë me kompanitë kineze që bëjnë reklama në mbarë botën, në lidhje me Twitter-in dhe mënyrave të tjera se si ata mund të punojnë së bashku në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>