Softuer

Twitter po synon diçka si Facebook-Pages

Apr 5 2011
0 Shpërndarje
Twitter po synon diçka si Facebook-Pages

Iniciativa, të cilën e ka raportuar Marketing Magazine, thuhet të jetë duke u udhëhequr nga CEO i Twitter Dick Costolo dhe presidenti i të hyrave Adam Bain, të cilët po synojnë ofrimin e hapësirave të veçanta për marka tregtare në Twitter – përkatësisht bëhet fjalë për faqe të cilat mund shfrytëzohen për të sjellë përmbajtje, e në anën tjetër përdoruesit e Twitter do të jenë në gjendje që gjithashtu t’i përcjellin ato.

Në një lëvizje të ngjashme edhe Foursquare lansoi Pages Gallery që është një lloj galerie e faqeve të kompanive të ndryshme në Foursuqare.

Por pyetja që mbetet është?: A ka nevojë Twitter për faqe të këtilla? Në Facebook, e tërë eksperienca e markës tregtare sillet përreth faqes së një kompanie. Kjo është një përvojë që momentalisht mungon në Twitter, dhe në rastin më të mirë markat do të ishin në gjendje të promovojnë vetveten përmes hashtags (#) të sponsorizuar, lista dhe cicërima.

Megjithatë dikush mund të argumentojë se ky qarkullim konstant i informatave, pa ndonjë element statik për përdoruesit ku ata mund të kapen, do të jetë shenja dalluese e Twitter nga Facebook. E çfarë mendoni ju? A mund të ndihmojë Twitter në këtë drejtim? /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>