Lajmet

Twitter pritet të pësojë një ridizejnim masiv gjatë këtij viti

Feb 23 2015
0 Shpërndarje
Twitter pritet të pësojë një ridizejnim masiv gjatë këtij viti

twitter-page

Mesa duket se kompania Twitter ka në plane të ndryshojë ndjeshëm ndërfaqen e saj gjatë këtij viti. Përkrah këtij ridizejnimi priten të pasojnë dhe ndryshime të tjera. Media prestigjoze online TechCrunch ka publikuar një artikull ku shfaqen ndryshimet që Twitter do të pësojë. Ajo zbulon se një stil i ri dizajni është duke ardhur.

Tanimë Twitter paraqet një strukturë të thjeshtë të faqes kryesore të veprimtarisë por TechCrunch deklaron se kompania ka vendosur ta ndryshojë atë duke i sjellë rrjetit popullor social një pamje të re të freskët. Pamja e re do të ofrojë një hapsirë të gjerë për fotot dhe videot. Por duket se kompania nuk do të mjaftohet vetëm më këtë ndryshim në pamje por do të sjellë risi dhe në mënyrën e funksionimit të këtij rrjeti social. Pra 2015 pritet të jetë viti i ndryshimeve subtanciale të Twitter. (PC World Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>