Siguri

Twitter redukton spamin në 1%

Mar 26 2010
0 Shpërndarje
Twitter redukton spamin në 1%

Gjatë gushtit të vitit të kaluar 11% të të gjitha cicërimave që u dërguan përmes Twitter ishin spam, që nuk është një sasi e vogël duke konsideruar se Twitter ka pothuajse 50.000.000 cicërima në ditë.

Twitter tani ka deklaruar se ka arritur të ketë nën kontroll spamin, duke e reduktuar atë në 1% përmes ndihmës së inxhinierëve në ekipin e saj hulumtues.

Për të ndihmuar në luftimin e spamrëve Twitter gjithashtu ka shpalosur disa metoda të reja për të sfiduar spam-in, duke përfshirë edukimin e përdoruesve të saj ndaj sulmeve kërcënuese më të mëdha dhe taktikave të spamerëve.

Twitter gjithashtu ka shpalosur shërbimin e shkurtimit të lidhjeve Twit.tl, që skanon cicërimat duke i kontrolluar ato për përmbajtje me web faqe të dëmshme, që do të mund të shfrytëzoheshin në sulme vjedhëse dhe në shpërndarjen e manare.

Për fat të keq beteja asnjëherë nuk do të merr fund dhe me shtimin e popullaritetit të Twitter, më shumë spamerë padyshim që do të fitojnë simpati ndaj shërbimit dhe do të tentojnë të abuzojnë përmes tij.

Ndihmoni Twitter duke luftuar spamin, përmes raportimit të spamerëve duke shfrytëzuar linkun “report for spam” në anën e djathtë të shiritit anësor apo në menynë rënëse.

Lajmet e fundit>