Lajmet

Twitter ridizajnon aplikacionet mobile dhe desktop, inspirohet nga Instagram

Jun 16 2017
0 Shpërndarje
Por shumica e ndryshimeve kanë ardhur nga vetë përdoruesi tha shefi i dizajnit pranë Twitter, Grace Kim. Twitter ridizajnon aplikacionet mobile dhe desktop, inspirohet nga Instagram Photo Source: Twitter

Twitter publikoi një dizajn të ri në aplikacionet e saj mobile, desktop dhe ueb ditën e Premte dhe ju mund të thoni se ku e kemi parë një pamje të tillë më parë: disa prej ndryshimeve duket se janë inspiruar nga Instagram.

Fotot e profilit janë në formë të rrumbullakët, shigjeta e replikës është zëvendësuar me një ikonë në formë flluske, e shumë të tjera.

Aplikacioni në iOS ka një menu navigimi të ngjashme me Android e cila shfaqet në të majtë të aplikacionit. Twitter për iPhone gjithashtu është integruar në Safari.

Por shumica e ndryshimeve kanë ardhur nga vetë përdoruesi tha shefi i dizajnit pranë Twitter, Grace Kim.

Ky ridizajnim vjen pas shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i rrjetit social shkoi në Twitterverse në dhjetorin e vitit të kaluar duke kërkuar sugjerime.

Ndryshime janë aplikuar në topografinë në të gjitha platformat si dhe matësit live të pëlqimeve dhe replikave nga aplikacionet mobile. Por Twitter nuk është i pari që vjedh ide dizajni nga konkurrentët.

Në fakt Instagram ka rrënuar çdo aspiratë të Snapchat dhe çdo element që e diferenconte këtë të fundit nga konkurrentët.

“Ikona më intuitive e bëjnë më të lehtë angazhimin me cicërimat, veçanërisht nëse përdorni Twitter-in për herë të parë. Konkretisht njerëzit kujtonin se ikona e replikës, një shigjetë, do të thotë të fshije diçka apo të ktheheshe pas në faqen e kaluar.”

Ndryshimet:

  • Më pak tabe duke qenë se menuja tashmë gjendet në të majtë
  • Tipografi më e pastër dhe titujt më të theksuar
  • Në Safari më shumë artikuj
  • Foto profili në formë të rrumbullakët dhe jo katrore

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>