Softuer

Twitter ridizajnon sërish faqen e saj kryesore

Apr 7 2011
0 Shpërndarje
Twitter ridizajnon sërish faqen e saj kryesore

Por siç e dinë të gjithë entuziastët e tjerë të Twitter, pjesa më e vështirë e sugjerimit të njerëzve të rinj që t’i bashkohen rrjetit, qëndron në format e shpjegimit të asaj se pse ata do të dëshironin ta shfrytëzonin atë në rend të parë.

Pesë vite më vonë Twitter sërish po provon ta shpjegojë këtë gjë. Një ridizajnim tjetër i faqes kryesore që po paraqitet tek disa përdorues, po tregon elemente të asaj sesi Twitter po dëshiron të gjejë më shumë interesim nga bota e jashtme. Ky është njëkohësisht edhe ridizajnimi i tretë madhor brenda më pak se dy viteve.

Faqja e tanishme kryesore përmban një sërë subjektesh për tu vëzhguar, siç është rasti me ndjekjen e një liste me cicërimat më të mira, një hapësirë tjetër me temat që janë në trend dhe me një kuti kërkimi. Aty gjithashtu është edhe një video që shpjegon sesi njerëzit shfrytëzojnë Twitter-in. Me fjalë të tjera është e mbingarkuar mirë.

Ridziajnimi i ri është më i thjeshtë dhe prezanton një rresht të gjatë të përdoruesve të rëndësishëm të Twitter, një vend kërkimi dhe një titull: “Përcillni interesant tuaja”.

Kjo nuk është e vetmja gjë që po bënë Twitter për të ndihmuar të rinjtë. Të hënën, Twitter shpjegoi se seksioni i “njerëzve” të funksionit të saj kërkues do të përfshijë përdorues në bazë të temave, e jo vetëm të emrave dhe emrave të përdoruesve. Kjo do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit e rinj për të kuptuar sesi të ndjekin dikë.


Pasi jemi tek Twitter kam diçka për të shtuar: në shoqërinë time përveç njohësve të mirë të teknologjisë, ka të tillë që janë zhytur në botën e Facebook dhe nuk po mundohen më për asgjë tjetër. Kur kam rastin të flas diçka për Twitter ndodh që të më pyesin se çfarë mund të bëjnë me të e në fakt kur ju tregon se nuk ke qasje në gjëra si shikim të profileve e fotografive kot e koti në Facebook, për ta ky shërbim në Kosovë nuk ka ndonjë rëndësi. Ata megjithatë e provojnë, ju japi disa këshilla sesi të përcillet dikush, sesi të bëhen #tema, e kështu me radhë, por lakorja e angazhimit prej maksimum në ditën e parë, bie në zero në ditët tjera.

Megjithatë ka shumë përdorues shqiptar në Twitter, që e bëjnë këtë shërbim një vegël të fuqishme komunikimi, dhe një burim të rëndësishëm të lajmeve për mua që përcjelli tregun e IT-së. Ka pasur raste të tilla kur një trend i postuar nga një përdorues i caktuar më ka nxitur të ndjek ndonjë temë me interes të veçantë për rajonin tonë.

Megjithatë nuk do të dal dhe të paragjykojë nëse ridizajnim do të shtyjë angazhimin e përdoruesve të rinj, por e vetmja që gjë mund të them është se Twitter në rend të parë për të pasur edhe më shumë përdorues shqiptar duhet tu ofrojë atyre mundësinë që ta shfrytëzojnë këtë shërbim në gjuhën shqipe, ashtu siç e ofron Facebook. Ka pasur shumë kërkesa të dorëzuara në @translator, e gjitahsthu edhe ne iu kemi dërguar pyetje për këtë çështje por nuk kemi pasur përgjigje…

Sidoqoftë mbetemi te ridizjani, dhe shenjat se Twitter po prezantohet sërish si një lojtar kyç në tregun e rrjeteve sociale. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>