Lajmet

Twitter rikujton për praktika të forta fjalëkalimesh pas sulmeve të fundit

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
Twitter rikujton për praktika të forta fjalëkalimesh pas sulmeve të fundit

TwitterTwitter po rikujton përdoruesit e tij që të jenë më të zgjuar me vendosjen e fjalëkalimeve të tyre duke u nisur nga dy sulmet e fundit tek llogaritë e Burger King edhe Jeep.

Llogaritë e Burger King dhe Chrysler u sulmuan respektivisht të hënën edhe të martën. Të dyja llogaritë janë rregulluar që atëherë, por gjithësesi para rregullimit sulmuesit kishin postuar foto për të turpëruar kompanitë edhe akuza jo të vërteta në lajmet e kompanive. Në një postim blogu të Twitter-it të martën në darkë nuk u përmendën rastet e kompanive, por sygjeruan praktika fjalëkalimesh më të forta.

“Gjatë këtyre dy ditëve të fundit, ka pasur një numër të madhë bisedimesh të drejta rreth sigurisë së llogarive në Twitter” – tha Bob Lord, drejtuesi i sigurisë së infromacionit të kompanisë.”Ne menduam ta shfrytëzojmë këtë moment për t’iu orientuar juve në praktika më të mira të fjalëkalimeve jo vetëm në Twitter, por në internet në tërësi”,- tha Lord.

Një nga rekomandimet më të mira është që llogari mbajtësit të përdorin minimumi 10 karaktere që përfshijnë karaktere të tëra të vogla edhe të mëdha, numra edhe simbole. Një fjalëkalim unik për çdo faqe që përdoruesit përdorin, edhe emrat edhe fjalëkalimet nuk duhet t’iu jepen asnjëherë palëve të treta të panjohura “sidomos atyre që ju premtojnë që të keni sa më shumë ndjekës apo që ju thonë se do të bëni para” shrkuhej në blog.

twitter passwordGjithashtu njerëzit duhet të kenë kujdes kur klikojnë në lidhjet që janë në mesazhet direkte të Twitter-it dhe duhet ta shkruajnë fjalëkalimin e tyre vetëm kur të jenë të sigurt që vazhdojnë të jenë në Twitter.com edhe jo në një faqe sulmi që pretendon të jetë Twitter, tha kompania.

Së fundmi , duhet të keni arnimet më të fundit, të kohës së fundit edhe softuere antivirusi të instaluar që janë mënyra të mira mbrojtjeje, thuhej në blog. Por ndërkohë që sulmet kundrejt mediave sociale po rrisin frekuencën e ndodhjes, shumica e sulmeve vijnë nga brenda edhe jo nga forcat e jashtme, – tha analisti Alan Webber edhe Jeremiah Owyang në Altimeter, një firm kërkimi edhe konsultimi biznesi.

Për shembull një mungesë e kontrollit të fjalëkalimeve brenda organizatës, ose punonjës mashtrues, mund ti japin mundësinë këtyre sulmeve të të dhënave shkruhej të martën në postimin e blogut. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>