Lajmet

Twitter rivalizon Youtube, transmetimet live do të gjenerojnë të ardhura

Jun 21 2017
0 Shpërndarje
Ky shërbim do të ofrohet fillimisht në Shtetet e Bashkuara, megjithatë Periscope do të shtrijë edhe në vend të tjera të botës. Twitter rivalizon Youtube, transmetimet live do të gjenerojnë të ardhura

Twitter do të lançojë ditën e Mërkure një sistem përmes të cilit njerëzit mund të fitojnë duke transmetuar live në Periscope, hera e parë që një rrjet social bën diçka të tillë duke u vendosur përballë Youtube.

Njerëzit të cilët shohin në Periscope do të kenë mundësi tu dërgojnë transmetuesve dhe performuesve një vlerësim në forma të ndryshme vizuale të cilat shërbejnë edhe si monedhë virtuale për të blerë.

Transmetuesit të cilët marrin “super zemra” me vlerë 175 dollar do të etiketohen si “super transmetues” dhe mund të gjenerojnë para nga transmetimet tha kompania.

Ky shërbim do të ofrohet fillimisht në Shtetet e Bashkuara, megjithatë Periscope do të shtrijë edhe në vende të tjera të botës.

Pas tarifave shtesë, transmetuesit do të përfitojnë deri në 70% të të ardhurave të gjeneruara tha Twitter.

Periscope, një shërbim i lançuar në 2015-ën, tha se ka transmetuar plot 77 milion orë live që nga debutimi.

Gjatë muajit Shkurt, Youtube tha se do të lejonte transmetimet live nga një pajisje mobile për përdoruesit me 10,000 abonentë ose më shumë. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>