Biznes

Twitter rrit çmimin e Trendeve të Promovuara në 200 mijë dollarë

Feb 11 2013
0 Shpërndarje
Twitter rrit çmimin e Trendeve të Promovuara në 200 mijë dollarë

Në një shenjë që tregon se reklamimi në Twitter ka kërkesë të qëndrueshme në rritje, rrjeti shoqëror ka raportuar një rritje të çmimit ditor në Trendet e Promovuara në 200,000 dollarë.

Çmimi i ri, që është rritur me 33 % krahasimisht, hyri në fuqi në fillim të këtij viti, sipas një raporti nga All Things D. Çmimet janë rritur 150 për qind që kur Twitter u lançua në vitin 2010, me një çmim ditor fillestar prej 80,000 dollarëve.

Twitter promovon veçoritë si një mënyrë që bizneset të rrisin interesimin për një brend ose produkt. Trendet e Promovuara paraqiten në seksionin e trendeve, në të majtë të furnizuesit me lajme në Twitter, të dallueshme nga një shigjetë e verdhë. Duke supozuar që Twitter shet një Trend të Promovuar gjatë ditës, programi mund të gjenerojë rreth 73 milionë dollarë të ardhura.

Disa nga emrat e mëdhenj që kanë përdorur Trendet e Promovuara janë Virgin, HBO, Samsung dhe JetBlue. Përveç trendit të promovuar, që paraqitet anash faqes së përdoruesit, Twitter ofron gjithashtu edhe llogari e cicërima për promovim, por ato shiten nëpërmjet një sistemi ankandi.

Këto lëvizje mund të vijnë teksa Twitter është duke u përgatitur për nxjerrjen në publik për herë të parë të aksioneve të saj, në fillim të vitit të ardhshëm.

Kompania për analiza financiare, Greencrest Capital, e vendoste vlerën e Twitterit mes 10.5 -11 miliardë dollarë në fund të vitit 2013 ose fillim të vitit 2014.

Gjithashtu parashikojnë që të ardhurat e Twitter gjatë vitit 2014 mund të arrijnë shifrën prej 1.028 miliardë dollarë, që paraqet një rritje nga 605 milionë dollarë të parashikuara për 2013 dhe 295 milionë dollarë në vitin 2012. (PC World Albanian)

Twitter

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>