Lajmet

Twitter rrit shpejtësinë

May 30 2012
0 Shpërndarje
Twitter rrit shpejtësinë

Twitter dhe problemet e tij me performansën kanë qenë sinonime pothuajse që kur ekziston ky rrjet social, duke e kthyer “balenën e dështimit” në një imitim të zakonshëm në Internet. Sidoqoftë, me një azhurnim të ri, duke filluar nga dita e djeshme, inxhinierët e rrjetit Twitter janë duke shpresuar për një përvojë më e mirë dhe më të shpejtë për shfrytëzuesit.  

#NewTwitter, i lëshuar në fundin e vitit 2010, ka zhvendosur procesin e ngarkimit nga serverët e rrjetit Twitter në shfletuesit e shfrytëzuesve, por kjo gjë nuk mundësoi ndonjë performansë më të shpejt. Shfletuesit luftonin kur provonin të paraqisnin tërë ndërfaqen e shfrytëzuesit dhe logjikën e faqes lokalisht në Javascript. Në fakt, sipas një postimi në blogun e inxhinierëve të rrjetit Twitter, azhurnimi i fundit tani rivendos një pjesë të ngarkesës në serverët më të mirë dhe më të shpejt të Twitterit, duke e shkurtuar kohën e hapjes së faqës deri në 80 përqind. 

Azhurnimi do të vërehet sapo të shkohet në lidhjen tek ndonjë cicërimë e caktuar, që zbulon një tjetër veçori të re me përfitime shtesë në shpejtësi: fillimi i fundit për “hashbangët” që nuk pëlqehen.  (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>