Biznes

Twitter rritet, adopton biznes plan

Apr 13 2010
0 Shpërndarje
Twitter rritet, adopton biznes plan

Megjithatë me një model për reklama, fenomeni online duket se do të transformohet në një biznes të vërtetë  sesa në një hobi gjigant. Hapi më i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe shpalosja e platformës së saj reklamuese të quajtur Promoted Tweets.

Promoted Tweets do të shfaqet kur dikush performon një kërkim, dhe ata do të shfaqin reklama të bazuara në fjalë kyçe për të cilat po kërkohet. Twitter gjithashtu do të shfaq edhe Promoted Tweets në postimet brenda Twitter dhe këto gjithashtu do të jenë relevante me përmbajtjen.

Një numër i madh i kompanive veçse janë abonuar për këtë shërbim, duke përfshirë Virgin America, Bravo, Starbucks dhe Best Buy. Por pyetja kryesore që parashtrohet është nëse përdoruesit e Twitter do t’i prekin apo jo reklamat dhe çfarë do të mendojnë ata rreth tyre.

Nëse Twitter e bënë si duhet punën e reklamimit, ata mund të përfundojnë me sasi jashtëzakonisht të mëdha të fitimeve bazuar në bazën e madhe të përdoruesve, por nëse ata gabojnë dhe përdoruesin nuk i pëlqejnë ato, atëherë kjo mund të kthehet si bumerang për këtë kompani dhe mund t’i shkaktojë dëme.

Do të jetë interesante të përcillet puna sesi do të funksionojë sistemi reklamues, dhe nëse ata do të mund të integrohen në mënyrë të “padukshme” në kuadër të eksperiencës së përdoruesve të Twitter. Këto reklama do të fillojnë të paraqitet në Twitter gjatë ditës së sotme.

Nëse jeni në Twitter mos harroni të na përcillni, PC World Albanian në Twitter.

Lajmet e fundit>