Lajmet

Twitter shton fotografitë në mesazhet e drejtpërdrejta

Dec 11 2013
0 Shpërndarje
Twitter shton fotografitë në mesazhet e drejtpërdrejta

twitter-logo-stock-new-york-stock-exchange1_2040_large_verge_medium_landscapeTwitter duket të jetë bërë i ngjashëm me një aplikacion për dërgim të porosive, pasi ndërmarrja përditësoi funksionin e dërgimit të mesazheve për të mbështetur fotografitë për herë të parë në aplikacionet e veta mobile.

Fotografitë mund të shikohen në porositë e drejtpërdrejta në uebfaqen e rrjetit Twitter. Dhe porositë e drejtpërdrejta janë po ashtu të spikatura brenda aplikacionet, kur ndërmarrja e reklamoi veçorinë për njërën nga katër funksionet kyçe në shiritin e poshtëm për navigacion.

Përditësimi vjen pas thashethemeve që pas një periudhe të gjatë të neglizhencës, porositë e drejtpërdrejta janë përqafuar nga ndërmarrja teksa ajo provon të rris bazën e vet të përdoruesve.

Twitter është po ashtu duke i përkrahur përdoruesit që të hulumtojnë pjesë të ndryshme të shërbimit duke u mundësuar që të zhvendoseni përgjatë kohështrirjeve të ndryshme brenda aplikacionit.

Ju mund të zhvendoseni nga kohështrirja e menusë suaj kryesore (“main”) tek tabet Discover dhe Activity. Përditësimet e tjera përfshijnë njoftimet brenda aplikacionit për iOS dhe parapëlqimet për njoftime të posaçme që pëlqehen nga e sistemit Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>