Lajmet

Twitter shton një buton për fshehjen e cicërimave të personave që i ndiqni

May 13 2014
0 Shpërndarje
Twitter shton një buton për fshehjen e cicërimave të personave që i ndiqni

Twitter_Mute_1Twitter ka lajmëruar shtimin e një veçorie të heshtjes për përdoruesit e uebfaqes së vet dhe aplikacionit të kompanisë për iOS dhe Android. “Përdoruesi i heshtur do të jetë akoma në gjendje të favorizojë, përgjigjet dhe ri-cicërojë cicërimat tuaja; ju thjesht nuk do të shihni ndonjë veprimtari të tillë në kohështrirjen tuaj,” thotë menaxheri i produktit në kompaninë Twitter, Pauls Rosania, në një postim në blog, të postuar gjatë ditës së hënë në uebfaqen e kompanisë.

“Përdoruesit “memecë” nuk do ta dinë që ju i keni heshtur ata dhe natyrisht ju në çfarëdo kohe mund ta largoni heshtjen nga ta.” Përdoruesit e hershëm të rrjetit Twitter mund ta dinë që aplikacioni Tweetbot tashmë përfshin një veçori që iu mundëson përdoruesve që të ndjekin një përdorues pa pasur nevojë që domosdo të shikojnë cicërimat dhe ri-cicërimat e tyre.

Kjo veçori mund të jetë e dobishme posaçërisht kur një person të cilin jeni duke e ndjekur fillon të cicërojë shumë cicërima nga një ngjarje për të cilin mund të mos keni interes, ose janë duke debatuar në ndonjë bisedë publike në të cilën nuk keni dëshirë të merrni pjesë e as të shikoni se çfarë po diskutohet.

Veçoria do të jetë një ndihmë për shumë biznesmenë të cilët e përdorin shërbimin, pasi iu mundëson që ta ndiqni dikë në Twitter me të cilin person keni bashkëpunuar, edhe nëse më nuk dëshironi të shihni se çfarë postojnë ata në Twitter. Sipas Rosania-s, veçoria pritet të lëshohet përgjatë javëve të ardhshme. Instruksionet për këtë veçori do të jenë në dispozicion kur të vijë veçoria me faqen e përditësuar të rrjetit Twitter. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>