Lajmet

Twitter sjell disa përditësime për aplikacionet mobile

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Twitter sjell disa përditësime për aplikacionet mobile

Twitter ka lëshuar disa përditësime për aplikacionet e veta mobile të dizajnuara për t’iu dhënë përdoruesve mundësi për navigim më të lehtë, po ashtu për ta bërë më të lehtë gjetjen e pseudonimeve dhe etiketave.

Në një postim të bërë në blog gjatë ditës së mërkurë, Twitter tha gjithashtu që aplikacioni i vet i ridizanuar për të pasqyruar një “përvojë autoktone në Android: kohështrirje më të gjerë dhe më të gjatë që e mbushin ekranin, një shirit të rrafshët për zhvendosje, shtypje dhe mbajtje (me gishtërinj në ekran) për veprime të shpejta dh më tepër.”

Në të njëjtën kohë, përdoruesit e Android-it do të jetë në gjendje që të zhvendosen në shpejtësi përgjatë tabeve duke tërhequr gishtërinjtë e tyre përgjatë ekranit dhe teksa ata shkruajnë cicërima ose bëjnë kërkime, ata do të marrin sugjerime për përdorues automatik dhe sugjerime etiketash.

Përdoruesit që janë në iOS dhe duke përdorur versionin mobile.twitter.com dhe tani mund të shohin fotografi, aplikacione dhe listime të produkteve në cicërimat e zgjeruara.

Përfundimisht, një version i ri do të paraqes një lidhje nën përmbajtje që iu mundëson përdoruesve të shkarkojnë si Fursquare ose Path nëse ato mund të shpërndanin informacione përgjatë rrjetit Twitter. (PCWorld Albanian)

twitter rolls out

Lajmet e fundit>