Lajmet

Twitter sjell veçorinë Hashflags edhe për muajin e Ramazanit

Jun 28 2014
0 Shpërndarje
Twitter sjell veçorinë Hashflags edhe për muajin e Ramazanit

ramadan_twitter-520x462Twitter ka njoftuar se po implementon veçorinë Hashflags, përdorur për Kupën e Botës edhe në muajin e Ramazanit, muaji i 9-të në kalendarin Islamik.

Gjatë muajit të Ramazanit, duke filluar nga kjo javë, nëse ju përdorni një hashtag #Ramadan ose #Eid, ikona të veçanta do të shfaqen që tregojnë edhe mbështetjen për festën tuaj.

Për ti bërë gjërat pak më të lehta për njerëz që do të agjërojnë këtë muaj, Twitter gjithashtu ka hyrë në bashkëpunim me @AlArabiya, kështu që aty mund të gjeni edhe oraret se kur fillon dhe mbaron Agjërimi.

Për të patur mundësi ti shikoni këto, ju u duhet të bëni një cicërimë tek @AlArabiya me hashtag-un #Iftar (për orarin e përfundimit) ose #Ismak(për orarin e fillimit) ndjekur nga emri i qytetit tuaj shoqëruar nga simboli (#). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>