Lajmet

Twitter sjell veçorinë Hashflags për kompeticionin e Kupës së Botës Brazil 2014

Jun 11 2014
0 Shpërndarje
Twitter sjell veçorinë Hashflags për kompeticionin e Kupës së Botës Brazil 2014

twitter-798x310Twitter ka lançuar disa veçori specifike vetëm për eventin e Kupës e Botës që do të mbahet në Brazil. Kjo risi u soll të martën nga Twitter e dizajnuar për ta bërë më të lehtë përditësimin tuaj me informacion rreth progresit të ekipit tuaj së zemrës në këtë kampionat botëror. Një nga veçoritë nuk është tërësisht e re, por që është riprezantimi i veçorisë Hashflags që u përdor edhe në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Ky opsion e bën më të lehtë garantimin e mbështetjes për ekipin tuaj kombëtar përmes rrjeteve sociale duke vendosur një shenjë “#” e ndjekur nga kodi me tre germa i kombëtares suaj si p.sh (FRA, GER, BRA, etj).

Po ashtu edhe shfaqja e flamujve kombëtar do të jetë pjesë e risive që po sjell Twitter për këtë event. Twitter gjithashtu do të shtojë numrin e karaktereve për cicërimat që mbajnë “Hashflags”. Votimi për vendin tuaj është po aq i thjeshtë sa edhe bërja e një zgjedhje në këtë ekran më poshtë. Adhuruesit e futbollit po ashtu do të qëndrojnë të përditësuar për gjatë gjithë turneut përmes profileve #WorldCup dhe #WorldCup2014 ku do të mund të gjeni cicërima nga lojtarët, trajnerët dhe ekipet si dhe njerëzit që ju ndiqni. Profilet e ndeshjeve do të shfaqin cicërima se çfarë po ndodh në kohë reale duke treguar statistika si faulla, shpëtimet nga golat, golat dhe më shumë tha Twitter.

Dhe nëse është hera e parë që ju vizitoni Twitter-in gjatë kompeticionit, tashmë ekziston një opsion për të përzgjedhur ekipin tuaj si pjesë e regjistrimit në këtë rrjet social duke ju dhënë akses në një numër të caktuar titujsh dhe imazhesh rreth eventit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>