Lajmet

Twitter sjell video transmetimet live në iOS dhe Android

Dec 14 2016
0 Shpërndarje
Twitter sjell video transmetimet live në iOS dhe Android

untitled-1Ditën e sotme Twitter përmbushi një objekt shumë të rëndësishëm për rrjetin social të lajmeve, atë të integrimit të aplikacionit të transmetimeve live, Periscope.

Tani me pak veprime përdoruesit mund të transmetojnë video live drejtpërsëdrejti nga aplikacioni kryesor i Twitter pavarësisht nëse përdorin ose jo Periscope. Ashtu siç ndodh me këtë të fundit, edhe në Twitter përdoruesit mund të ndërveprojnë me njëri tjetrin përmes komenteve dhe pëlqimeve në formën e zemrës.

Çdo cicërimë e cila përfaqëson një video live mund të ri-cicërohet, pëlqehet dhe shpërndahet si çdo cicërimë e zakonshme. Përditësimi i aplikacioni ka filluar tashmë në Android dhe iOS. Kjo lëvizje do e ndihmojë rrjetin social të cilin e ka përfshirë agonia të konkurrojë më mirë me Facebook.

“Twitter është një platformë e shpërndarjes së informacionit në kohë reale. Videot live do të krijojnë një eksperiencë ku të gjithë mund të ndërveprojnë dhe të jenë pjesë e tyre,” tha shefja e inxhinierisë pranë Periscope, Sara Haider.

Në momentin kur fillon një transmetim live përdoruesit do të njohen por vetëm për ata të cilët kanë ndjekur në rrjetin social. Për të filluar një video live duhet të klikoni butonin “Tweet” dhe përzgjidhni opsionin “Live.” Do të hapet një dritare paraprake e cila tregon sesi do të shfaqet videoja dhe çfarë do të shfaqet në të. Më pas duke klikuar butonin “Go Live” fillon edhe transmetimi.

Megjithatë ardhja e videoeve live në aplikacionin kryesor të Twitter vë në dyshim të ardhmen e Periscope. Pyetja është se çfarë i nevojitet Twitter-it një aplikacion veçmas për këtë funksion? Periscope do të jetë edhe për ca kohë mbase sepse shefi ekzekutiv i sheh transmetimet live si një prej pikave më të forta të Twitter. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>