Lajmet

Twitter sulmon përsëri sjelljet abuzive në platformë

Jul 11 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit mund të filtrojnë gjithashtu përmbajtje të cilësisë së ulët dhe të ndalojnë njoftimet nga disa fjalë dhe shprehje kyçe. Twitter sulmon përsëri sjelljet abuzive në platformë Photo Source: Reuters

Ditën e Hëne Twitter ndërmorri hapin e radhës për të eleminuar sjelljet abuzive në platformë duke prezantuar funksionalitete të reja për përdoruesit.

Uebsajti i njohur i mikroblogimit tha se funksionalitetet e reja përmbajnë opsione për ndalimin e njoftimeve nga llogaritë që përdoruesit nuk i ndjekin dhe anasjelltas.

Përdoruesit mund të filtrojnë gjithashtu përmbajtje të cilësisë së ulët dhe të ndalojnë njoftimet nga disa fjalë dhe shprehje kyçe.

Gjatë muajit Mars Twitter kishte thënë se së shpejti përdoruesit do të kishin opsione për ndlaimin e njoftimeve dhe kufizimin e përmbajtjeve që duan të shohin.

Edhe rivali i Twitter, Facebook është përballur me kritika për mos adresimin e lajmeve të rreme, propagandës terroriste dhe ngacmimeve në platformë. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>