Analiza

Twitter tani ka 100 milion përdorues

Sep 8 2011
0 Shpërndarje
Twitter tani ka 100 milion përdorues

Gjatë një takimi të arritur në mëngjesin e ditës së sotme në San Francisco, CEO Dick Costolo, për herë të parë u prezantua dhe shpalosi se shërbimi tani ka 100 milion përdorues aktiv dhe se pranon 400 milion pageviews në muaj, që është një rritje e jashtëzakonshme krahasuar me 200 milion sa ishte në janar.

Përveç kësaj, Costolo tha se gjysma e përdoruesve të Twitter kyçen në faqe çdo ditë, por vetëm 60% prej tyre në fakt publikojnë një cicërim. Kjo thjeshtë ndërlidhet me faktin se një pjesë është e interesuar vetëm të lexojë cicërimat e të tjerëve. E disa të tjerë nuk kyçen asnjëherë edhe pse kanë llogari.

Shifra prej 400 milion shikime unike tregon se njerëzit janë duke nxjerrë vlerën e Twitter edhe pa u kyçur në të, theksoi Costolo. Ai shtoi më tej se kompania është duke punuar edhe me rikthimin e përdoruesve pasiv në aktiv, dhe atë sa më shumë që të jetë e mundur.

Rreth 55 për qind e përdoruesve në Twitter kyçen përmes një pajisjeje mobile, që nënkupton më shumë se 40% rritje krahasuar me çerekun e kalaur. Costolo tha se numri i cicërimave është rritur në një mesatare prej 1 miliard në javë. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>