Lajmet

Twitter tani mbështet GIF-ët

Jun 19 2014
0 Shpërndarje
Twitter tani mbështet GIF-ët

twitter-logo-stock-new-york-stock-exchange1_2040.0_standard_640.0GIF-ët më në fund kanë ardhur në Twitter. Në uebfaqen e Twitter-it, e po ashtu edhe në aplikacionet e kësaj kompanie në iOS dhe Android, ju do të jeni në gjendje që të shikoni një GIF në kohështrirjen tuaj, duke klikuar një buton për lëshim që shfaqet sipër tyre.

GIF-ët nuk do të animojnë automatikisht, që është bërë që të parandalohet nevoja e shkarkimit të skedarëve të mëdhenj për të cilët nuk keni nevojë. Sidoqoftë hapja e një cicërime në vete menjëherë do ta lëshojë GIF-in.

Mbështetja për GIF ka qenë një veçori mjaft e kërkuar dhe shtimi i saj e bën leximin më të thjeshtë përgjatë një furnizuesi me përditësime në Twitter, pasi që nuk do të ju duhet që ta hapni një dritare të re çdo herë që dëshironi ta shihni një GIF.

Ndërsa Facebook ka refuzuar që të mbështes GIF-in, gjë e cila siç duket është bërë për shkak të shqetësimeve se si do ta bënte të dukej Furnizuesin me Përditësime. Çdo GIF mund të mos jetë edhe aq i bukur, por Twitter duket që po shprehet se ata janë argëtues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>