Lajmet

Twitter tani shfaq reklama në bazë të historisë së shfletimit të përdoruesit

Dec 7 2013
0 Shpërndarje
Twitter tani shfaq reklama në bazë të historisë së shfletimit të përdoruesit

twitterPas testimit prej gjashtë muajve, Twitter tani ka lëshuar ndryshime që do të shoqërojnë reklamat e veta me informacione të marra nga cookie-t e shfletuesit të uebit.

Reklamuesit do të jenë në gjendje të shpërndajnë hollësi në lidhje me shfletuesin me Twitter, që mund të përkojë më pas me përdoruesin përkatës.

Sipas blogut zyrtar të rrjetit social, informacione të tilla mund të përfshinin vendin se nga ku është duke u bërë shfletimi, e po ashtu edhe faqet që ata vizitojnë, duke synuar ofrimin e reklamave “mjaft të përshtatshme”.

Twitter ka përmendur që nëse ju doni të largoni reklamat e tilla, mund ta bëni këtë gjë duke e larguar përzgjedhjen nga kutia “promoted contetn” brenda opsioneve të privatësisë suaj.

Ai po ashtu përsërit mbështetjen e vet të Do Not Track dhe thotë që nuk do të marrë ndonjë ID me cookie nëse ju tashmë e keni mundësuar DNT-në në shfletuesin tuaj të uebit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>