Biznes

Twitter, të ardhurat nga reklamimi shënojnë rënie duke zhvlerësuar aksionet me 10%

Feb 10 2017
0 Shpërndarje
Twitter publikoi një prej raporteve financiar më të dobëta që prej 2013-ës duke bërë që aksionet e kompanisë të zhvlerësoheshin menjëherë me 10% ditën e Enjte. Twitter, të ardhurat nga reklamimi shënojnë rënie duke zhvlerësuar aksionet me 10% Photo Source: Reuters

Të ardhurat nga reklamimi krahasuar me 1 vit më parë ranë në 638 milion dollar ndërsa numri u përdoruesve u rrit me 4.0% në 319.

Platforma e mikroblogimit e ka patur të vështirë të gjejë formulën e duhur vitet e fundit e cila do të tërheqë përdorues dhe reklamues të rinj. Të ardhurat e dobëta ngritën menjëherë dyshime mbi lidershipin e Jack Dorsey.

Vitin e kaluar tregjet financiar spekuluan rreth një shitje të mundshme të Twitter por rrjetit social i munguan ofertat.

Gjatë një telefonate me analistët Dorsey tha se Twitter po kërkon të investojë në inteligjencën artificiale dhe mënyra të reja për të nxitur reklamuesit.

Raporti financiar i tre mujoriot të fundit të 2016-ës ishte më dobëti që kur rrjeti social doli në Bursë në 2013-ën.

Por ardhja në pushtet e Trump është parë si një shenjë pozitive për Twitter duke qenë se presidenti i përdor platformën rregullisht. Të ardhurat në total të kompanisë u rritën me 1$% në 717.2 milion dollar përsëri duke zhgënjyer parashikimet e analistëve prej 740.1 milion.

Humbjet ishin 167.1 milion dollar ose 23 cent për aksion. Në 2016-ën Twitter u godit nga largimet e ekzekutivëve dhe ristrukturimi i kompanisë. Këto i kanë kushtuar rrjetit social 101.2 milion dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>