Lajmet

Twitter do të fillojë transmetimet live 24 orëshe

Apr 26 2017
0 Shpërndarje
Ky lajm vjen nga COO dhe CFO i Twitter Anthony Noto për Buzzfeed. Megjithatë do të duhet kohë përpara se të ofrohet transmetim 24/7. Twitter do të fillojë transmetimet live 24 orëshe

Rrjeti social Twitter i cili do të publikojë sot raportin financiar të tre mujorit të parë të vitit, tha se pjesë e planeve afatshkurtër ishte implementimi i videove live me kohëzgjatje deri në 24 orë.

Ky lajm vjen nga COO dhe CFO i Twitter Anthony Noto për Buzzfeed. Megjithatë do të duhet kohë përpara se të ofrohet transmetim 24/7.

Lëvizja nuk përbën suprizë duke qenë se kompania filloi gjatë këtij viti një fushatë transmetimesh të futbollit Amerikan NFL duke korrur një sukses të vërtetë me 3.5 milion shikues unikë.

Transmetimet 24 orësh do ti mundësojnë Twitter më shumë shanse reklamimi në formën e videove të shkurtra 15 deri në 30 sekondëshe.

Rrjeti social gjithashtu ka provuar se posedon një infrastrukturë të fuqishme e aftë të transmetojë përmbajtje për audienca të mëdha. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>