Lajmet

Twitter do të ofrojë një buton dedikuar ruajtjes së cicërimave

Oct 10 2017
0 Shpërndarje
Ekzistojnë disa mënyra sesi përdoruesit mund të ruajnë privatisht cicërimat për ti lexuar më vonë që nga butoni i pëlqimi, tek Direct Messages dërguar vetvetes madje edhe ri-cicërimin e tyre. Twitter do të ofrojë një buton dedikuar ruajtjes së cicërimave

Twitter konfirmoi planet për të shtuar një funksionalitet në rrjetin social dhe aplikacionet mobile me anë të cilit përdoruesit mund të ruajnë cicërima për ti lexuar më vonë.

Kështu përdoruesit do të kenë një listë më vete ku mund të ruajnë gjëra të cilat duan tu hedhin një sy tjetër në vend që të klikojnë butonin “Heart” i cili është më shumë një pëlqim.

Lajmi erdhi nga shefi i produktit në rrjetin social Twitter ku tha në një cicërimë se një buton i tillë ishte një prej veçorive më të kërkuara nga përdoruesit.

Ekzistojnë disa mënyra sesi përdoruesit mund të ruajnë privatisht cicërimat për ti lexuar më vonë që nga butoni i pëlqimi, tek Direct Messages dërguar vetvetes madje edhe ri-cicërimin e tyre.

Por asnjë prej këtyre metodave nuk është ideale se nuk është mund të realizohet aq shpejt sa një buton i dedikuar për ruajtjen e cicërimave.

Butoni “Heart” mund të keqinterpretohet sepse i jep ndjesinë publikuesit dhe ju jeni pozitiv karshi një cicërime.

Megjithatë Twitter nuk është i pari në këtë fushë sepse edhe Facebook e ka kuptuar diçka të tillë. Një buton “Save” është i disponueshëm në rrjetin social prej disa vitesh. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>