Lajmet

Twitter, të sqaroj bllokimin e llogarisë së gazetarit

Jul 31 2012
0 Shpërndarje
Twitter, të sqaroj bllokimin e llogarisë së gazetarit

Twitter është nën presion të shtuar për të sqaruar suspendimin e llogarisë së një gazetari britanik pasi ai tregoi se rrjeti social alarmoi NBC-në për cicërimet e tij kritike për transmetuesin nga Shtetet e Bashkuara që mbulon Lojërat Olimpike.

Guy Adamsit, i cili është shef i byrosë së Independent nga Los Anxhelosi, i ishte suspenduar llogaria e tij në Twitter pasi kishte publikuar email adresën e shefit ekzekutiv të NBC-së, Gary Zenkel, i cili është përgjegjës për mbulimin e transmetimit të Lojërave Olimpike, Londra 2012.

Adams postoi një varg cicërimash duke kritikuar NBC-në, që siç thotë ai janë “maskarenj” sepse kanë dështuar të transmetojnë drejtpërdrejt ceremoninë e hapjes për shikuesit në anën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, të cilëvë i’u desh ta shihnin atë me gjashtë orë vonesë.

Ai pastaj pati si cak Zenkelin, i cili ishte caktuar si president i NBC Olympics në vitin 2005 dhe publikoi email adresën e tij.

Twitter menjëherë bllokoi llogarinë e Adamsit dhe i tregoi atij se ajo ishte një shkelje e rregullave të faqes për të postuar informacion privat dhe të besueshëm tek të tjerët.

Një njërën nga cicërimat kritikuese të Adamsit thuhet: “Ana e majtë e Amerikës u detyrua që ta shiqojnë ceremoninë olimpike më GJASHTË ORË vonesë. Marrje e neveritshme e parave nga @NBColympics.”

Në një tjetër thuhet: “Unë i kam 1000 kanale në televizionin tim. Asnjë nuk do të shfaqë drejtpërdrejt ceremoninë e hapjes së olimpiadës. Sepse NBC janë maskarenj të plotë, të plotë.”

Ishte raportuar që NBC i tha rrjetit Twitter që t’i largojë cicërimat nga llogaria e Adamsit.

Megjithatë, një zëdhënës nga Twitter mohoi të komentonte rreth kësaj çështjeje. Ndërmarrja më parë ka treguar për Guardian që nuk i vëzhgon në mënyrë të rregullt llogaritë e përdoruesve dhe shtoi që ishte rregulla e ndërmarrjes që të mos komentonte në përdorues individual.

Twitter është ballafaquar me kritika për këtë suspendim, ku disa komentues me ndikime kanë përshkruar atë si një veprim të ngutshëm dhe ngritën pyetje për marrëdhëniet mes rrjetit social dhe NBC-së. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>