Lajmet

Twitter tejkalon më tepër se 200 milionë përdorues aktivë mujorë

Dec 19 2012
0 Shpërndarje
Twitter tejkalon më tepër se 200 milionë përdorues aktivë mujorë

Rrjeti shoqëror tha gjatë ditës së martë që tani ka më tepër se 200 milionë përdorues aktivë mujorë.

Ky lajm u paraqit nëpërmjet një cicërime: “Tani janë më tepër se 200 milionë përdorues aktivë të @twitter-it. Ju jeni pulsi i planetit. Ne ju jemi shumë mirënjohës për përkrahjen tuaj të vazhdueshme!” Tweet

Twitter kishte arritur 100 milionë përdorues në shtatorin e vitit 2011 dhe në pranverën e vitit 2012 arriti 140 milionë përdorues.

Ishte në atë kohë Twitter që zbuloi ambicien e vet jo aq modeste që të arrinte eventualisht 2 miliardë përdorues.

Facebook-u në fakt për momentin thotë që ka arritur të ketë 1 miliard përdorues aktivë mujorë.

Të gjithë këta përdorues, sipas Twitter-it, tani bëjnë 1 miliard cicërima çdo dy ditë e gjysmë. Ata janë po ashtu duke bërë shumë ricicërime dhe rekordet janë duke shkuar drejt rënies.

Presidenti amerikan Obama e tejkaloi shifrën me 350,000 cicërime për paraqitjen e cicërimit të tij në ri-zgjedhjen si president i SHBA-ve. (PC World Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>