Lajmet

Twitter teston lidhjen mes cicërimave dhe lajmeve

Jul 3 2013
0 Shpërndarje
Twitter teston lidhjen mes cicërimave dhe lajmeve

Twitter është duke provuar një veçori për të avancuar cicërimet që lidh porositë prej 140 karaktereve në forma më të gjata duke i përmendur ato në një përpjekje të qartë për të shtuar kontekst për të mundësuar informimin në kohë reale.

Gjatë ditës së diel, përdoruesi i Twitter-it, Mikko Hypponen tha që njëra nga cicërimat e tij përfshiu një listë të faqeve mediatike ku cicërima ishte vendosur. Veçoria, e quajtur “e vendosur në këto uebfaqe” liston emrat e uebfaqeve, përfshin kryetitujt e lajmeve dhe i lidh përgjatë URL-ve destinuese, në bazë të pamjes së shpërndarë nga Hypponen.

Twitter mohoi që të komentojë në lidhje me shtimin e cicërimës dhe veçoria duket të jetë në dispozicion vetëm për një kohë të kufizuar.

Në maj, Twitter zbuloi që shpesh teston lloje të ndryshme të formës së cicërimit për të matur parapëlqimet e përdoruesve rreth hollësive plotësuese në cicërima.

“Një cicërimë mund të jetë njësia jonë thelbësore e komunikimit, por ajo gjithashtu përmban një univers,” tha në atë kohë drejtori i Twitter-it, Othman Laraki. Artikujt me cicërima të vendosura sigurisht kualifikohen si pjesë e një universi të cicërimës.

Me lëshimin e kësaj veçorie Twitter do të mund ta kthente atë në një vegël të vlefshme që i ndihmon përdoruesit në ndjekjen dhe të kuptuarit e lajmeve që kanë të bëjnë me lajmet e veçanta ose shpërthimet e personave të famshëm. (PCWorld Albanian)

twitter

Lajmet e fundit>