Lajmet

Twitter teston në iOS shfaqjen e cicërimave pranë vendndodhjes së përdoruesit

Dec 15 2013
0 Shpërndarje
Twitter teston në iOS shfaqjen e cicërimave pranë vendndodhjes së përdoruesit

Prej disa javësh, Twitter ka qenë duke ekzekutuar disa teste publike ndaj versionit të aplikacionit për iOS.

Sipas Wall Street Journal, një opsion i ri interesant është shfaqja e cicërimave që ndodhen pranë përdoruesit bazuar në vendndodhjen e tij në hartë.

Opsioni i “afërsisë”, i cili është shtuar vetëm disa ditë më parë, mund të aksesohet lehtësisht duke e lëvizur gishtin duke u nisur nga “default view”.

Përcaktimi vendndodhjes së një cicërime ka qenë e mundur që prej vitit 2010, por pikërisht tani Twitter ka vendosur të përfitojë nga ky avantazh duke i shfaqur këto të dhëna në një formë të kuptueshme.

Duke mundësuar informimin e përdoruesve mbi eventet që po zhvillohen pranë tyre do të jetë e mundur që të zbulohen në kohë reale ngjarjet e rëndësishme ose fatkeqësitë lokale.

Megjithatë, qëllimi kryesor është që përdoruesit t’i shfaqen sa më shumë cicërima relevante.

Një opsion i tillë mund të zhvillohet më vonë edhe në territorin e Foursquare duke lejuar përdoruesit të shohin shumë shpejt vendet më të rëndësishme pranë tyre pa qenë e nevojshme që të hapin një aplikacion tjetër. (PCWorld Albanian)

BN-AU167_twitte_DV_20131214124223

Lajmet e fundit>