Lajmet

Twitter teston veçorinë “Buy now”, për të blerë produkte direkt nga rrjeti social

Sep 9 2014
0 Shpërndarje
Twitter teston veçorinë “Buy now”, për të blerë produkte direkt nga rrjeti social

gsmarena_001Në muajin korrik disa përdorues të rrjetit social Twitter vunë re një buton të ri “Buy Button” pranë një cicërime që ka të bëjë mbi një produkt të caktuar.

Duke filluar që sot kjo cilësi e re e rrjetit social do të vihet në testim. Për momentin përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund të përdorin këtë buton për të blerë produkte direkt nga Twitter.

Fillimisht numri i përdoruesve që do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë do të jetë i vogël. Siç duket kompania Twitter ka një strategji të saj për të bërë të mundur blerjet direkt online nëpërmjet kompjuterit apo telefonit tuaj pa ndërmjetësimin e ndonjë faqeje tjetër në internet. Butoni Buy fillimisht do të shfaqet në cicërimat që kanë të bëjnë me aplikacionet për iOS dhe Android.

Sipas drejtuesve të Twitter përdoruesit me anë të këtij butoni mund të bëjnë një blerje të plotë me vetëm një klikim. Pas kësaj gjithçka që duhet të bëjë përdoruesi është që të japë të dhënat e adresës ku dërgesa do të dërgohet.

Përdoruesit në mënyrë që të zgjidhen nga Twitter për të testuar butonin e ri do të duhet të ndjekin një nga faqet partnere të Twitter si Eminem, Home Depot, Megadeth, Pharrel etj. Sa më shumë faqe të tilla të ndiqni aq më shumë rriten shanset që ju të bëheni pjesë e këtij testimi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>