Lajmet

Twitter teston veçorinë që bën të mundur ndalimin e shfaqjes së disa cicërimave nga llogari të caktuara

May 5 2014
0 Shpërndarje
Twitter teston veçorinë që bën të mundur ndalimin e shfaqjes së disa cicërimave nga llogari të caktuara

twitter_welcome-100251363-largeNëse ju përdorni një softuer të palëve të treta si Tweetbot, ju mund të jeni i familjarizuar me mundësinë për të ndaluar shfaqjen e cicërimave nga disa përdorues në llogarinë tuaj në Twitter. Është një veçori e dobishme dhe nëse ju nuk doni të bllokoni dikë ose ta largoni nga personat që ndiqni, por doni të çaktivizoni shfaqjen e cicërimave, atëherë Twitter mundet që më në fund ta zgjidhë këtë problem që ju keni.

Siç u theksua nga The Verge, ditën e premte, përdoruesi @missamber cicëroi një imazh të kapur nga aplikacioni zyrtar mobil i Twitter i cili tregon një opsion me mundësinë për të lejuar përdoruesit të ndalojnë së shfaquri cicërimat që vijnë nga llogaria.

Nuk është e qartë nëse ky funksion është vetëm për të ndaluar llogaritë apo do të jetë i disponueshëm edhe për të bllokuar cicërimat nga disa fjalë kyçe. Gjithashtu është e paqartë edhe nëse kjo veçori do të jetë e disponueshme në Twitter për Mac dhe në shërbimin që ofron ndërfaqja e Twitter në ueb.

Twitter teston vazhdimisht veçori të reja me një numër të caktuar përdoruesish përpara se ti bëjë të disponueshme për të gjithë ne. Për shembull, gjatë muajit mars, Twitter testoi veçorinë e re që ju tregonte përdoruesve sesa njerëz kanë parë cicërimat e tyre, ose u bëri të mundur një grupi të caktuar përdoruesish të kishin një pamje të hershme të dizajnit të ubefaqes përpara se ajo të bëhej e disponueshme për të gjithë. (PCWorld Albanian)

BmjkosRIgAAPL-n

Lajmet e fundit>