Analiza

Twitter thotë se i ka 105 milion përdorues të regjistruar

Apr 15 2010
0 Shpërndarje
Twitter thotë se i ka 105 milion përdorues të regjistruar

Paralajmërimi, në konferencën e zhvilluesve Chirp, ka shënuar rastin e parë që Twitter ka bërë të ditur numrin e llogarive. Për të qenë më saktësisht bëhet fjalë për 105.779.710 përdorues, që është dukshëm më shumë sesa që kanë menduar analistët.

Kompania gjithashtu ka bërë të ditur se është duke shtuar 300.000 llogari në ditë, shumica prej të cilave vijnë nga jashtë SHBA-së.

Numri, natyrisht nuk tregon se sa prej këtyre llogarive janë aktive. Kjo shifër është prezantuar pasi që me muaj të tërë ka pasur spekulime rreth numrit të vizitorëve brenda muajit në faqen kryesore të Twitter, e cila ka pasur një rritje astronomike në fillim të vitit 2009.

Kompania që analizon webin, Compete ka theksuar se numri i vizitorëve unik të Twitter ka qëndruar pothuajse e njëjtë qysh prej qershorit të vitit 2009.

Por të mërkurën, Stone tha se shumica e trafikut ditor të Twitter buron nga aplikacionet e palës së tretë, që shpesh nuk kërkojnë një ndalje në faqen kryesore (që pavarësisht kësaj ka pësuar një rifreskim gjatë javës që shkoi).

Pavarësisht numrave të prezantuar sot Twitter është ende larg shifrës gjigante prej mbi 400 milion përdoruesish të regjistruar në rrjetin social Facebook. Por megjithatë kjo është një shenjë e mirë, kur dihet se dje Twitter prezantoi një platformë reklamimi për të cilën shpreson se do ta kthejë faqen e shumëpërfolur në një biznes fitimprurës.

Lajmet e fundit>