Lajmet

Twitter zbaton teknikë të re enkriptimi për parandalimin e mbikëqyrjeve qeveritare

Nov 23 2013
0 Shpërndarje
Twitter zbaton teknikë të re enkriptimi për parandalimin e mbikëqyrjeve qeveritare

People holding mobile phones are silhouetted against a backdrop projected with the Twitter logo  in WarsawShërbimet e internetit mund ta bëjnë më të ndërlikuar sigurinë e tyre për të parandaluar mbikëqyrjen nga qeveritë, por kjo nuk do të bëjë mjaftueshëm për të bllokuar informacionet që tashmë janë në duart e mbikëqyrëse.

Rrjeti social Twitter shpreson të parandalojë ato bastisje të të dhënave të kaluara nëpërmjet përdorimit të implementimit të vet të fundit të Sigurisë së Gatshme të Përsosur (PFS), që është një teknikë enkriptimi që parandalon ndërhyrësit nga dekodimi i trafikut në një shkallë të madhe.

Secili sesion i komunikimit ka një çelës të rastësishëm të enkriptimit që kurrë nuk udhëton përgjatë rrjeteve; edhe nëse spiunët marrin qasjen e plotë të arkivave të Twitter-it, ata do të duhet të thyejnë cilëndo bisedë të mbrojtur me PFS në një kohë.

Rregulli i ri nuk do të parandalojë agjentët e qeverisë që ia kanë mësyrë t’i lexojnë cicërimat e juaja, por do t’ua bëjë më të vështirë të bëjnë cilëndo gjë që dëshirojnë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>